Ne kemi përgatitur gjithçka që ia vlen të dihet për punët individuale të instalimit. Por akoma ia vlen të kesh njohuri nga nje profesionist për këshillim në përdorimin e produkteve tona. Ne ju ofrojm ndihmë dhe këshilla, për përpunimin e produktit të cilin ju keni zgjedhur.

Ne ju ofrojm shumë informacione në fushën e shërbimit. Informacione speciale mbi produktet, udhëzimet për instalimin dhe ndërtimin e produkteve tona. Klientë të nderuar mos hezitoni, na kontaktoni dhe ne ju ofrojm zgjidhjen e duhur!

Palisadat dhe Shkallët - kanë aspekte të rëndësishme teknike për t'u marrë parasysh gjatë instalimit. Ne do te ju ndihmojm hollësisht dhe qartë rreth teknologjisë dhe përpunimit të tyre si në Rrethimin e shtretërve, shtigjeve, pemëve etj. Diferencimin midis llojeve të ndryshme të zonave / hapësirave, Hartimin e Palisadave dhe shkallëve.

Instalimi gjithmonë varet nga kushtet në vend. Nga një lartësi prej 1m mbi themelin, duhet të sigurohet një themel pa ngrica, që të rezistoj ndaj ngricave, dhe shtresat e tokës duhet të jen të qëndrueshme.

Ne do të ju këshillojm deri në detaj rreth kushteve për mirëmbajtjen e Palisadave dhe Shkallëve.

Disa produkte për ndertimin e mureve kanë kërkesa të veçanta. Sidomos në sistemet e mureve, ekzistojnë variante dhe lartësi të ndryshme. Muret mund të përdoren në mënyra të ndryshme dhe për arsye të ndryshme në hapësira të caktuara. Ato shërbejnë si mbrojtje vizuale dhe gjithashtu për mbrojtje fizike, në zona të ndryshme për të mbështetur terrenin tuaj privat apo ndërmarrës.

Edhe pse bllokat për mure masive kanë një peshë pak më të madhe, ato janë praktike në shumicen e rasteve sepse lejojnë një ndërtim veçanërisht të shpejtë, pasi që elementët duhet vetëm të ngjiten së bashku. Madhësia dhe dimensionet e tyre nayrisht që mund të bëhen edhe sipas porosisë së juaj.

Papastërtia e shkaktuar nga gjethet, toka ose pluhuri, yndyrnave ose nga një gotë e derdhur e verës së kuqe gjatë një feste apo ahengu mund të jet e neveritshme. Edhe pse disa ndotje zhduken vetvetiu nga ndryshimi i motit me kalimin e kohës, por kushdo që i kushton rëndësi pastërtisë së përhershme, nuk mund të shmangë një kujdes të caktuar.

Që ju të shijoni bukurinë e oborrit ose sipërfaqës tuaj për një kohë të gjatë, ekzistojnë disa mënyra dhe produkte pastrimi për mbrojtjen e sipërfaqes kundër ndotjes. Ne ju ofrojm këshillat e duhura për pastrimin dhe mirëmbajtjen e një ambient]i të pastër.

Konsumator të nderuar ju do të merrni udhëzimet e duhura dhe një përmbledhje të mjaftueshme rreth punës që përfshinë shtrimin e pllakave në përgjithësi për ambiente dhe hapësira të ndryshme.

Stabiliteti i një zone apo hapësire të shtruar ndikohet gjithashtu nga modeli i shtrimit. Ne ju ofrojm zgjidhjen e duhur varrësisht nga vendi dhe modeli i produktit për nje stabilitet maksimal.

Ne ju ofrojm edhe transportin e te gjitha produkteve tona sipas marrveshjes brenda dh jasht vendit.

>